Dervishaj: Rama të vijë në mbledhje, ia kërkon ligji 1 herë në 6 muaj
Sipas tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës duhet të mbërrijë në mbledhjen e Këshillit dhe të raportojë për të gjitha zërat e buxhetit, në mënyrë që këshilltarët të informohen si duhet dhe për rrjedhojë, edhe qytetarët e kryeqytetit se çfarë pune konkrete po bën Bashkia për ta. Por në momentin që Rama nuk vjen dhe nuk paraqet dokument të sakta, kjo nuk është e mundur të ndodhë, tha Dervishaj lidhur me një fakt të tillë. Nuk keni përshëndetur qytetarët, ju kam parë me mitingje dhe nuk keni pasur p[unë për tu marrë me buxhetin jeni këtu për tu marrë me punën tuaj dhe ju buxhetin nuk e sillni me gojë por me shkrim ndaj silleni me shkrim, mos bëni lojëra të tilla fjalësh.,këto lërini për ndonjë miting të radhës, mos e ngatërroni mbledhjen e këshillit bashkiak me problemet që keni me qeverisjen. Kryetarja përfaqëson kryetarin që ka ngelur duhet të ishte ai dhe të fliste ai për taksat për detyrimet që kanë ndaj qytetar të Tiranës, kemi kaq vjet që presim kryetarin të ushtrojë.