126 vepra, në Ekspozitën e Fondit të GAK
Dy vjetroi i pavarësisë së Kosovës solli dhe çeljen e një ekspozite në Galerinë e Arteve të Kosovës. Kështu në vijim të këtyre ditëve të mbushura me atmosferë festive, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Lirije Kajtazi, hapi Ekspozitën e Fondit të Galerisë së Arteve të Kosovës. Në këtë ekspozitë janë ekspozuar 126 vepra të autorëve shqiptarë por dhe ndërkombëtarë, si piktura, skulptura, grafika etj. Në fjalën e saj të rastit, zëvendësministrja Kajtazi tha se:
Galeria e Arteve të Kosovës, gjatë tri dekadave të punës së saj, ka arritur të grumbullojë një numër të madh të veprave artistike të autorëve vendorë e ndërkombëtarë, të cilat, përmes formave, ngjyrave dhe nuancave të ndryshme, arrijnë të përcjellin te publiku emocion dhe ndjesi të veçantë. Më tutje, zëvendësministrja tha se ky fond i këtyre veprave është një pasuri e madhe artistike dhe një trashëgimi e veçantë kulturore për vendin tonë.