Dervishaj:Mocioni për Ramën,teatër politik

Sekretari për cështjet e brendëshme në Lëvizjen Socialiste për Integrim Sokol Dervishaj në një konferencë për shtyp komentoi mocionin e PD-së për shakrkimin e Edi Ramës, duke e quajtur atë si presion të radhës për reformën në drejtësi. Dervishaj gjithashtu shtoi se ky mocion nuk është gje tjetër veçse një teatër politik, i PD-së dhe PS-së në kurriz të qytetarëve. Gjithashtu Dervishaj u shpreh edhe në lidhje me përmytjet se qeveria duhet të marrë masa urgjente për të ndihmuar biznesin e dëmtuar. Sipas Dervishaj qeveria dhe pushteti vendor duhet të ushtrojnë përgjegjësitë për situatën e krijuar.