Tregtia e votave
Asnjehere nuk eshte bere nje analize e thelle dhe e plote e zgjedhjeve ne Shqiperi dhe e sjelljes se votuesit. Politika si macja gjithmone nxiton te mbuloje me hi produktin e vet qe realizon ne cdo proces zgjedhor. Duke qene pergjegjese per administrimin e zgjedhjeve ajo ka mesuar mjaft mire te fshehe cdo pisllek qe ben ne proceset zgjedhore. Sfida e kraheve politike eshte qe keto pislleqe tia fshehin njeri-tjetrit sepse publikut te gjere ia fshehin fare kollaj. Me kalimin viteve nga njeri proces zgjedhor ne tjetrin format e mbulimit te maskarallekut elektoral jane persosur. Sa me shume me flet per zgjedhjet politika aq me i madh eshte problemi qe kerkon te fshehe. Ne fund asgje nga ato qe thuhen nuk ndodh. Gjithmone duhet nje konsensus per te ndryshuar ligjin elektoral ne baze te rekomandimit te ODIHR. Gjithmone bihet dakord per te ndare numrin e komisionereve. Gjithmone behen te njejtat gabime e po gjithmone te njejtat debate paszgjedhore. Fituesit thote qe ishin zgjedhjet me te mira te bera ndonjehere ndersa humbesi nuk njeh rezultatin qe eshte i manipuluar. Asnjehere nuk behet nje analize serioze se cfare realisht ndodh ne zgjedhje dhe se si manipulohet vota.
Ne cdo proces zgjedhor te 20 viteve te fundit votojne mesatarisht 1.4 milione votues. Nese analizojme strukturen sociale te ketyre votuesve veme re se vota ne Shqiperi me shume sesa e manipuluar ne radhe te pare nuk eshte e Lire. Ne 1.4 milione votues rreth 250000 trajtohen nga shteti me ndihme ekonomike. Mjafton nje manover e vogel financiare e tipit abrakadabra si p.sh vonesa ne pagese ose paradhenia qe e tremb ose e kenaq kete kategori votuesish dhe kjo vote eshte lehtesisht e bleshme nga ana e pagatorit. Ne kete rast ai grup politik qe ka ne dore shtetin eshte edhe perfituesi i ketyre votave ose te pakten i 80 prej tyre. Pjesa me e madhe e ketyre votuesve jetojne ne fshat ku leku ka vite qe eshte bere nje mjet shume i rralle shkembimi. Jetesa ne keto kushte nuk ka asnje lidhje me debatin apo rreshtimin politik te majte apo te djathte as ne qytet kjo nuk ka kuptim por thjesht me faktin qe ne kembim te marrjes se ndihmes ekonomike jepet vota e gjithe familjes e ne ndonje rast e gjithe fisit. Vitet e fundit ky grup votuesish e ka shtrenjtuar pak cmimin e votes sepse kerkon ne menyre komplementare edhe ndonje thes miell. Ne ndonje rast i kam pare me syte e mi mjafton edhe ndonje gosti me raki thate te kioskat e fshatit. Provoni te kaloni rreth ores 900 te mengjesit ne fshatrat shqiptare vecanerisht ne Veri dhe do ti gjeni burrat e dehur. Te mos flasim pastaj per dhunen ne familje...
Varferia nuk mbaron me 250000 votuesit qe blihen nga ndihma ekonomike. Ushtria e te papuneve rreth 40 per qind e forces aktive per pune sipas shtetit nga 1.8 milione vetem 900000 punojne eshte kontingjenti i dyte me i tregtueshem elektoral. Ne kembim te nje vendi pune ne te ardhmen shumekush me perjashtim te ndonje militanti te thekur e jep voten e tij/saj dhe te gjithe familjes. Zakonisht shumica e te papuneve priren te rreshtohen ne favor te atij grupimi qe ka dicka ne dore. Si rregull ky grup eshte ai qe qeveris. Meqe ne Shqiperi qeverisja ndahet ne perqindje aksionesh ndermjet pozites dhe opozites 80 qeveria dhe 20 opozita me shume gjase edhe ushtria e te papuneve te ndahet sipas kesaj perqindjeje. Dhe kjo eshte logjike sepse pushteti lokal nuk ka shume kapacitete punesimi sa qeveria qendrore. Kjo logjike con natyrshem ne ndertimin e nje pushteti militant e klientelist dhe te shtetit politik.
Te punesuarit jane pergjithesisht vota te paracaktuara. Nga 900000 te punesuar rreth 100000 jane te punesuar ne shtet. Shumica e te punesuarve ne shtet per cudi edhe ketu del 80 i takojne qeverise qendrore dhe pjesa tjeter pra 20 i takon opozites se sotme ose pushtetit lokal. Kjo kategori duhet shumezuar me minimalisht 2 te pakten edhe nje njeri te familjes ata jane te detyruar ta bindin dhe ajo qe del u shperndahet pushteteve sipas perqindjes se momentit sot eshte 80-20. Pjesa tjeter e te punesuarve rreth 800000 sipas shtetit varen jo rrallehere nga nderhyrja e politikes ne to. Biznesi tashme gjithnje e me shume po rreshtohet nga pushteti qe e mban ate me pune ne forme lejesh koncesionesh apo perfitimesh te tjera. Nuk mund te konkludohet saktesisht se sa ndikon presioni politik mbi kete kategori te punesuarish por ne menyre indirekte ka te dhena qe politika gjuan per vota edhe ne kete kategori votuesish. Duhet pranuar se pjesa e dyte me e madhe e abstenuesve ne zgjedhje pas emigranteve jane nga kategoria e te punesuarve ne tregun privat. Nganjehere edhe abstenimi eshte ne favor te nje grupimi politik te caktuar.
Tregtia e votave vijon me tej me grupet sociale te margjinalizaura si pronaret e vjeter dhe poseduesit e shtepive pa leje keto te fundit jane strehuar ne rreth 300000 banesa pa leje. Eumlshte paradoks qe pronaret te barazohen me te varfrit por ne kuptimin elektoral rreshtimi i tyre ne anen e gabuar i barazon ata me cdo vote qe vjen nga varferia. Si ish-pronaret e vjeter ashtu edhe pronaret e rinj jane vulnerabel para cdo pushteti si te tille edhe ata jane placke e negociueshme ne tregun elektoral te votave. Rregulli eshte i thjeshte ne kembim te votes premtohet toka e gjyshit ose legalizimi i shtepise pa leje. E pare ne logjiken e ligjit ky rregull quhet Korrupsion. Ndersa e pare ne logjiken e politikes shqiptare shpeshhere ky rregull perfundon ne zhgenjim per shkak te mashtrimit te perdorur. Megjithate keto grupe sociale nuk kane asnje rruge tjeter vecse te mbajne shpresat e tyre te gjalla duke pranuar cdo mashtrim elektoral.
Me te gjitha keto kategori anetaret e partive jane te perjashtuar nga kjo analize politika luan ne menyre te drejtperdrejt ose te terthorte. Varferia eshte pjesa me ndikuese e cdo rezultati zgjedhor. Nje vend ne listen e ndihmes ekonomike ose nje thes miell 0.4 grame miell ne dite i takon cdo perfituesi eshte origjina e cdo pushteti politik ne Shqiperi. Ndihma ekonomike dhe thesi i miellit jane ne fakt shkaku perse pushteti sillet harbutce. Nga ana tjeter legalizimi i pronave te zena pronareve legjitime ne menyre masive nuk na lejon as ta mendojme jo me ta ndertojme shtetin e se drejtes. Fjala me pa kuptim qe perdoret nga politika ne keto kushte eshte fjala Reforme. Natyrshem kjo fjale realisht nuk kumton asgje ne elektoral per sa kohe mandatet politike te reformuesve vijne nga tregu i votave. Kjo shpjegon edhe paradokset logjike qe ndodhin ne vend si p.sh legalizimi funksionimi normal i institucioneve berja e puneve publike apo edhe pajisja me pasaporta te quhen reforma. Nderkohe qe kjo situate shpjegon se perse nuk kryhen dot reformat e verteta te tipit zgjidhje e ceshtjes se pronesise cpolitizimi i shtetit funksionimi i shendetesise apo edukimi i femijeve.
E pare ne kete kendveshtrim zgjedhjet ne Shqiperi mund ti quash te drejta per sa kohe qe zbatohen disa rregulla qe diktohen me shume nga te huajt. Mund ti quash edhe demokratike per sa kohe qe marrin pjese parti dhe ka konkurrente politike. Mund ti quash edhe te ndershme per sa kohe qe vota blihet ne treg dhe bleresi i sherben shitesit me besnikeri ku pjese e sherbimi eshte edhe korrupsioni. Zgjedhjet ne Shqiperi mund ti quash edhe te pranueshme sic rendom ben komuniteti nderkombetar. Por ne asnje rast ato nuk jane te lira per sa kohe vlera e votes varet jo nga vullneti i votuesit por nga cmimi i imponuar i varferise qe sjell pushteti politik.