E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dervishi: Sondazhi, Edi Rama fitues me 53%

Partia Socialiste, nëpërmjet deputetit të saj Besnik Dervishi, deklaron se në bazë të një sondazhi të realizuar ditën e sotme, Partia Socialiste delë fituese.

Në 1500 persona, të cilët kanë qënë pjesëmarrës sot nëpër qëndrat e votimeve, janë pyetur se për kë kanë votuar, duke iu referuar kryetarëve të Bashkisë dhe për kë subjekt partiak kanë votuar.

Një ndër pyetjet në të cilat nuk është parashtruar, ka të bëjë për kryetar për minibashki. Në një sondazh, ku përqindja e gabimit është vetëm 2.5%, mësohet se rezultatet janë si më poshtë:
 

Edi Rama fiton me 53%
 

Lulzim Basha, 42%
 

Hysni Milloshi me 1.5%
 

Subjektet partiake: Aleanca për të Ardhmen: 48% dhe Aleanca për Qytetarin 41%.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›