Policia, në pranga 12 persona

Policia e Tiranës, në një deklaratë për shtyp konfirmon se në pranga ka rënë shtetasi Emiljano Shullazi, pasi akuzohet se bënte presion te banorët në Farkë që të votonin për kandidatët e opozitës, dhe atë të njësisë nr 7.
Burime nga policia bënë të ditur se në pranga kanë rënë 12 persona, të gjithë të dyshuar për përfshirje në incidente gjatë ditës zgjedhore në zonën e Farkës. Ndërkaq, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri pistoletë dhe dy armë të ftohta. Përpos armëve janë kapur dhe një sasi lëndësh narkotike.