Himarë, përfundon votimi, 3650 qytetarë votojnë
Përfundon procesi i votimit në Himarë, ku kanë votuar 3650 nga 11500 qytetarë. Në një lidhje telefonike për “Ora News”, korrespodentja deklaroi se porcesi ka vijuar normalisht, brënda standarteve ndonëse dhe incidentet nuk kanë munguar.
Pas kontakteve që ka realizuar me katër kandidatët për Bashki, gazetarja raporton se zgjedhjet kanë vijuar të qeta, por ka patur dhe incidente.
Votimi familjar, votim me pasaporta amerikane, dy të tilla dhe një shtetas i cili ka votuar pa gjetur emrin në listë, jane rastet flagrante te shfaqura sot.