Dervishi arrin marrëveshje me Trepçën

Mitrovicë, 24 gusht - Mbrojtësi Desaret Dervishi karrierën do ta vazhdojë te kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Trepça. Dervishi gjatë javës do të firmosë për një vit me skuadrën mitrovicase. Ai edhe më herët ka luajtur për Trepçën. Në kampionatin e fundit ishte pjesë e Flamurtarit.
"Javën e kaluar kam filluar stërvitjet me Trepçën dhe deri tani më ka shkuar shumë mirë. Unë jam pajtuar me kushtet e ofruara dhe gjatë javës pritet të nënshkruaj kontratën", ka thënë Dervishi. Nga Trepça së fundi janë larguar sulmuesi Berat Hyseni dhe mbrojtësi Ilie Stoev.