E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zabërgja pret t'i kthehet Hysit

Prishtinë, 24 gusht - Sulmuesi Enis Zabërgja pret që gjatë kësaj jave të kthehet në skuadrën e Hysit. Ai është dënuar nga trajneri Bylbyl Sokoli për shkak të mosparaqitjes me kohë në fazën përgatitore. "Besoj që brenda dy ditëve do të kthehem te Hysi. Në rast se i duhem skuadrës do të kthehem. Nëse jam i panevojshëm do të lus drejtuesit e klubit që të më lirojnë të kalojë në ndonjë klub tjetër. Besoj se do të gjejmë gjuhë të përbashkët me drejtuesit e klubit dhe do të filloj sërish të luaj. Më mungon loja", ka thënë Zabërgja. Ai edicionin e kaluar ishte ndër sulmuesit më të mirë në Superligë. Për shërbimet e tij interesim kanë shprehur disa skuadra të Raiffeisen Superligës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›