Kuzhe në Greqi për të ndjekur talentet shqiptare
Në lidhje me këtë projekt, Kuzhe deklaroi: "Do të jem në Greqi për për të ndjekur nga afër, së bashku me trajnerin e Shpresave, Artan Bushatin dhe trajnerin e Kombëtares U-19, Ramadan Shehu, grumbullimin me lojtarët shqiptarë që aktivizohen në Greqi. Nuk do të shoh vetëm Vasil Shkurtajn, që luan me Olimpiakosin U-21, por dhe shumë lojtarë të tjerë". Grumbullimi do të bëhet nga data 18 deri në 21 janar. Në listën paraprake të të grumbulluarëve (datëlindja 1990 dhe 1991) janë lojtarë që luajnë me Larisën, Arisin, Elefsinën, Ethnikos Asterias, Dafnin, Ergotelis, Levadiakosin, Rotsën, Asterias Tripolis, Olimpiakos Korop, Kesarianit, Atromoitosin, Ionikosin, Paok, Egaleos, Glyka Nerës, Niki Volu. "Gjithsesi, nuk do të humbas derbin Tirana-Dinamo, do të jem në Shqiperi atë ditë", tha Kuzhe. Derbi Tirana-Dinamo, i vlefshëm për javën e 18-të të Superligës, do të luhet më 24 janar në "Qemal Stafa".