E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshiron të mbetet tek Atletico

Tiago Mendes nuk e ka ndërmend të rikthehet në Itali, mesfushori portugez i Juventus e ka dhënë këtë deklaratë për të përditshmen ‘A Bola’.

“Në Spanjë gjendem mirë dhe jam mjaft i kënaqur. Dëshirë e imja është që të mbetem këtu, por nuk varet vetëm nga unë. Kam edhe dy vjet kontratë me Juventus dhe, pa marrëveshjen e dy klubeve, nuk mund të bëj asgjë”, deklaroi 29 vjeçari, që ishte huazuar nga klubi italian tek ai spanjoll gjatë afatit kalimtar të janarit.

Portugezi ishte transferuar tek Juventus në vitin 2007 nga Lyon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›