Mesi: Argjentina, pretendente për kampione bote

Megjithe paraqitjete e dobta dhe kualifikimin me veshtiresi ne finalet e Boterorit 2010, talenti i Argjentines Lionel Mesi eshte shprehur se skuadra e tij i ka te gjitha mundesite te fitoje Kupen e Botes. I sapo shpallur kampion i Spanjes me Barcelonen, Mesi kërkon te ngreje me 11 korrik ne Johanesburg te Afrikes se Jugut trofeun me te rendesishem te futbollit.
"Megjithese kualifikimi nuk ishte i lehte dhe menyra se si luajtem nuk ishte me e mira, mendoj se keto veshtiresi na kane forcuar shume. Argjentina ka nje skuader shume te mire dhe eshte favorite per te fituar Kupen e Botes. Ky eshte objektivi i te gjithe futbollisteve”, eshte shprehur Lionel Mesi, i cili ka identifikuar Spanjen, Brazilin dhe Angline si skuadrat e tjera favorite ne Boteror.
Ndryshe nga paraqitja me Barcelonen, talenti i futbollit botëror nuk ka shkëlqyer ne lojen e tij me perfaqesuesen e Argjentines gjate fushates eliminatore.
"Kjo eshte e vertete, por une mundohem gjithmone te jap maksimumin ne fushen e lojes. Nga une pritet gjithmone shume, por ka ndeshje kur nuk mund te japesh me te miren. Kjo i ndodh te gjithe futbollisteve”, ka përfunduar Mesi.
Argjentina do te luaje ne grupin B te Boterorit 2010 bashke me Nigerine, Korene e Jugut dhe Greqine.
Nertan Prifti