Fabregas shumë pranë Barcës

Cesc Fabregas është duke u përgatitur për t'u kthyer në Londër, para një 48 orëshi kritik, ku ai do të duhet të vendosë të ardhmen e tij, mes dy klubeve, Arsenalit dhe Barcelonës.
Zyrtarët e Barcelonës, pohojnë se Fabregas dëshiron Barcelonën, por që Arsenali është duke iu rezistuar bisedimeve.
"Negociatat janë duke shkuar mirë, sidomos për David Villan. Marrëveshjet pritet të finalizohen së shpejti", tha Rafael Yuste, zëvendëspresident i Barcelonës.
Sipas miqve të Fabregasit, ai u ka thënë atyre se do të mendojë për të ardhmen kur ai të kthehet në Angli nga Spanja, ndërsa një vendim definitiv pritet ta merr brenda dy ditësh.