E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villa, shumë pranë Barçës

Barcelona shumë shpejt pritet ta zyrtarizojë transferimin e sulmuesit të Valencias, David Villa. Këtë e ka bërë të ditur edhe presidenti i klubit katalunas, Joan Laporta.

“I kemi filluar bisedimet me Valencian dhe mungojnë vetëm disa detaje. Së shpejti mund ta zyrtarizojmë transferimin e tij. Po punojmë që ta gjejmë një zgjidhje para fillimit të Botërorit”, deklaroi kreu i klubit blaugrana.

Laporta po ashtu konfirmoi se sipas të gjitha gjasave, sulmuesi francez Thierry Henry do ta vazhdojë karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›