Dëshironi të bëni miq? Studimi: Mjaft u ankuat për peshën tuaj
Një studim i ditëve të fundit nga Universiteti i Notre Dame ka gjetur se gratë që ankoheën mbi peshën e tyre dhe vazhdimisht kritikojnë veten janë të padëshiruara.
Duke u ankuar gjithnjë për kilet tuaja të tepërta u jep njerëzve një perceptim negativ rreth jush, ndërsa gratë që bëjnë deklarata pozitive për trupin e tyre shiheshin si më të këndshme.
Psikologët besonin se biseëdat mbi dhjamosjen ishin një mënyrë për gratë të formën dhe forcojnë lidhjet shoqërore.
Megjithatë, ky hulumtim i ri ka gjetur se e kundërta ishte e vërtetë dhe gratë mbipeshë që kanë bërë deklarata pozitive për trupat e tyre janë konsideruar më të pëlqyeshme. Profesoresh Alexandra CORNING nga Universiteti i Notre Dame, tha se gjetjet janë të rëndësishme sepse fenomeni ka qenë i lidhur me çrregullimet e të ngrënit. Ajo tha se problemi ishte një shqetësim i veçantë në kampuset universitare.
‘Bisedat e dhjamosjes mund edhe të shkaktojnë, pakënaqësi të trupit, që është një faktor i njohur rreziku për zhvillimin e çrregullimeve tek të ngrënit “.
Arisa Liço/IDEA/