H&M dhe Zara, marrëveshje sigurie në fabrikat e veshjeve në Bangladesh
Bangladesh- Shitësit me pakicë në Europë, përfshirë Hennes & Mauritz dhe ZARA, kanë thënë se ata do të nënshkruajnë një marrëveshje për të përmirësuar kushtet e sigurisë në fabrikat në Bangladesh.
Pakti vjen pasi një fabrikë veshjesh u shemb në prill, duke vrarë më shumë se 1,100 njerëz.
Megjithatë, firma amerikane Gap Inc nuk pranoi të nënshkruajë marrëveshjen.
Bangladeshi është eksportuesi më i madh i veshjeve pas Kinës.
Dy grupe pune janë prapa marrëveshjes ligjërisht detyruese, të quajtur ‘Marrëveshja mbi Zjarrin dhe Sigurinë e Ndërtimit në Bangladesh’. Ata kanë vendosur një afat kohor 15 maj që shitësit ta nënshkruajnë.
Marrëveshja përfshin rregulla mbi inspektimet e sigurisë dhe u kërkon shitësve të paguajnë për riparime të fabrikës.
Gjashtëdhjetë për qind e eksporteve të Bangladeshit të veshjeve shkojnë tek shitësit evropianë.
Kolapsi i fabrikës ishte fatkeqësia më e madhe industriale. Në vazhdën e saj qeveria ka qenë duke marrë hapa në përpjekje që të sigurojë blerësit perëndimorë.
Dorina Bilbili/IDEA/