E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hashimoto: Skllavet e seksit, të nevojshme për ushtarët në Luftën Botërore

burri-sllaveJaponi- Një politikan i shquar japonez e ka përshkruar si sistemin në të cilën gratë u detyruan të bëhen prostituta për ushtarët e Luftës së Dytë Botërore si të nevojshëm.

Osaka Mayor Toru Hashimoto tha se “gratë komode” u dhanë ushtarëve që vinin jetën e tyre në rrezik një shans “për të pushuar”.

Ai pranoi se gratë ishin duke vepruar “kundër vullnetit të tyre”.

Afro 200,000 gra në territoret e pushtuara nga Japonia gjatë Luftës së Dytë Botërore janë vlerësuar se kanë qenë të detyruara të bëhen skllave seksi për ushtrinë.

Shumë prej grave erdhën nga Kina dhe Korea e Jugut, por edhe nga Filipinet, Indonezia dhe Tajvani.

Z. Hashimoto, bashkë-themelues i Partisë nacionaliste Restaurimi Japonez, ishte guvernatori i ri në historinë japoneze para se të bëhej kryetar i Osaka-s. Ai tha vitin e kaluar se Japonia ka nevojë për një diktaturë.

Në komentet e tij të fundit të diskutueshme, të cituara nga mediat japoneze, ai tha: “Në rrethanat në të cilat plumbat fluturojnë si shiu dhe era, ushtarët janë në rrezik të humbjes së jetës së tyre. Nëse doni që ata të kenë një pushim në një situatë të tillë, një ngushëllim është sistemi i grave. Çdokush mund ta kuptojë”.

Ai gjithashtu pohoi se Japonia nuk ishte i vetmi vend që përdori sistemin, edhe pse ai ishte përgjegjës për veprimet e tij.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›