E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshmi të reja për krimet e rusëve në Çeçeni

Moskë - Goditje me çekiçë, me plumba, dhe më pas shpërthime me dinamit. Këto janë torturat e ushtruara nga ushtria ruse ndaj popullsisë çeçene gjatë luftës në këtë rajon.

Fakte të reja hedhin dritë mbi krimet e luftës në Çeçeni. Dy komando rusë vendosën të thyejnë heshtjen, dhe në një intervistë për “Sunday Times”, treguan mbi mizoritë e paimagjinueshme qe kanë ndodhur në Çeçeni.

Dëshmitë e tyre janë fakte për një luftë, në të cilën ushtarët rusë merrnin burra dhe gra, i çonin nëpër kampe, dhe më pas ushtronin torturat e lartpërmendura.

Ndërkohë, me gjithë dëshmitë e vetë komandove rusë, Kremlini mohon me forcë të jenë ushtruar tortura. Njëri prej komandove tregon se ai vetë ka qenë pjesëmarrës në vrasjen e 10 grave çeçene.

“I shpërthyem me dinamit trupat e tyre, sepse pa kadavra nuk ka gjurmë vrasje”, dëshmon komandoja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›