Obama: Virusi i derrave, situatë shqetësuese
Uashington - Presidenti amerikan, Barak Obama, ndjehet i shqetësuar pas vdekjes së parë në ShBA si pasojë e gripit të derrave.
"Kjo është padyshim një situatë shumë shqetësuese, mjaft e rëndë për kapërcimin e së cilës duhen marrë masat e nevojshme, -deklaron presidenti Obama. -Ne po mbikëqyrim rastet e reja me virusin e gripit të derrave në mbarë SHBA-në".
Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC) ka konfirmuar deri tani 65 raste të infektuar me gripin e derrave në ShBA.
Ndërkohë, Egjipti vendos të eliminojë të gjithë derrat nga territori i vet, në mënyrë që të shmangë virusin e tmerrshëm. "Të gjithë derrat në vend duhet të eliminohen menjëherë", deklaroi ministri egjiptian i shëndetësisë pas takimit me presidentin Hosni Moubarak.