E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshmia Bozi e Xhepexhiuqelluan policine e gardistet

10/11/2010Ish-shefi Moli tregon informacionet e marra nga inspektoret per masakren e Cerrikut

ELTON QYNO

TIRANE - Reshit Moli efektivi i komisariatit te Elbasanit ka treguar dje ne seancen gjyqesore kunder 9 te pandehurve te Bandes se Cerrikut se si Meti Bozi Roland Xhepexhiu dhe persona te tjere kishin sulmuar posten e Cerrikut dhe dy dite me pas kishin organizuar priten e armatosur ku u vrane 6 gardistet. Moli sqaroi se Kristaq Begu ish-polic i vrare nga banda e Kateshit i ka thene se diten kur jane ekzekutuar gardistet disa persona me mbiemer Buzani dhe Met Bozi jo vetem qe kane qelluar autokolonen por ata kane hapur zjarr edhe tek te plagosurit e ngjarjes. Me tej ai ka shtuar se policise i eshte dashur te beje negociata me anetaret e bandes per te terhequr trupat e te vrareve nga Cerriku. Deshmitari Moli ka sqaruar para togave te zeza se ne vitin 1997 ai ka qene shef rendi ne policine e Elbasanit dhe se kishte ne varesi disa inspektore ne posten e Cerrikut. Moli ka shtuar se diten kur eshte sulmuar posta policore ka folur me radio me inspektorin Gezim Sulanjaku i cili e ka njoftuar se rreth ores 1800 mbi 15 persona te armatosur me mitraloza dhe antitank mes tyre Meti Bozi Roland Xhepaxhiu dhe disa me mbiemer Buzani kane qelluar ne drejtim te postes dhe per pasoje kjo e fundit eshte braktisur nga efektivat e policise qe sherbenin aty. Deshmitari ka sqaruar se sapo kishte marre kete lajm kishte njoftuar shefat e tij Arben Daci dhe Agron Kulicajn qe me pas keta te fundit sipas tij folen me Ministrine e Brendshme dhe Drejtorine e Policise se Pergjithshme ku kerkuan perforcime me qellim vendosjen e rendit ne Cerrik. Gjate kesaj kohe Reshit Moli tha se ka mbajtur me radio kontakte te vazhdueshme me inspektorin Avni Jaupi i cili e informonte per ngjarjet ne qytetin e Cerrikut. Nderkohe nje dite pas ngjarjes deshmitari tha se kishte shkuar ne Cerrik duke hyre fshehurazi nga stallat e Meti Bozit pasi banda kishte ngritur postblloqe ne rruge. Brenda ne Cerrik kam hyre se bashku me nje oficer te Policise Rrugore qe mban mbiemrin Gjeli. Ne qytet kemi takuar inspektorin Avni Jaupaj me te cilin kemi shkuar te shohim posten policore. Pame se ne rajon ndodhej vetem nje polic me uniforme nderkohe qe i gjithe armatimi radiot dhe pajisjet e tjera ishin plackitur. Me pas kemi vendosur te largohemi serish fshehurazi por kur kemi shkuar ne hapesiren mes fshatit Gjergjan dhe Gjonaj kemi vene re autokolonen e policise me disa mjete te blinduara-u shpreh deshmitari Moli. Para gjykates deshmitari ka sqaruar se Drejtoria e Policise Elbasan kishte informacione se ne lagjen Nr. 3 ferme ish-SMT-ja dhe tek kinema Pioneri fshiheshin sasi te konsiderueshme armatimi. Per te bllokuar keto arme fillimisht policia ka shkuar ne ferme ku ne nje banese ka bllokuar rreth 60-70 arme dhe shume municione. Me pas operacioni i policise ka vazhduar ne qender te qytetit ku ndodhej kinemaja ku pasi mjetet e blinduara kane hyre ne qender ato jane sulmuar per rreth 30 minuta me bresheri nga te gjitha anet e tarracave. Nderkohe i pyetur nga Prokuroria nese e njihte te pandehurin Meti Bozi deshmitari konfirmoi njohjen duke thene se kete te pandehur e kishte fiksuar pas ankesave qe bente here pas here ne polici per nje problem qe kishte me token.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›