E Diel, 1 Nëntor 2026

Fule- shqiptareve Mos u hidheroni. BE kontakte te reja per krizen

Komisioneri europian per Zgjerimin Stefan Fule ne nje interviste ekskluzive per Alsat nuk perjashton qe Brukseli te nderhyje per te zgjidhur ngercin politik ne Shqiperi. I pyetur se cfare mund te beje Komisioni Europian nese situata politike ne Tirane mbetet e bllokuar ai pergjigjet Nuk jam une ai qe flas ne emer te institucioneve evropiane te Keshillit apo te Parlamentit as ne emer te Komisionit nuk mund te bej gjykime se kush eshte per tu kritikuar me shume per mos pranimin dhe jostabilitetin politik te vendit...

bull Rompuy Ballkani te kete shprese

...Kjo u takon te gjitha forcave politike. Kjo eshte mundesi edhe pergjegjesi e perbashket. Ajo qe duhet te them eshte se cfare Komisioni duhet te beje Ajo qe na perket neve eshte qe te afrojme nje perspektive te qarte. Ky hap duhet bere. Por kjo mbetet per ne qershor. Duhet nje nderthurje aksionesh dhe koordinim mes forcave politike. Ne e kemi provuar te sherbejme si ndermjetes mes partive politike ne Shqiperi per ta zgjidhur problemin se bashku. Mendoj se mund te flasim per kontakte te reja me ta por atje ekzistojne qendrime te ndryshme mes forcave politike se si duhet zgjidhur mosmarreveshja. Por zgjidhja eshte ajo qe kerkohet dhe kjo do ti ndihmoje te gjithe qytetaret.

Referuar ceshtjes se statusit te vendit kandidat per Shqiperine Stefan Fule thekson se tashme ne Tirane i kane te qarta objektivat qe duhet te arrijne dhe kerkon qe qe politikanet te punojne bashke.

Ne kemi dhene nje perspektive te qarte kemi dhene kornizen e punes kemi dhene nje liste te konkrete se cfare ju duhet te beni. Mendoj se jemi te qarte edhe ne kohen e duhur keshtu qe ne do te rivime te kjo ceshtje pas nje viti ne paketen tjeter. Fakti qe nje vend nga dy per te cilet ne pergatitem opinionet Mali i Zi e mori statusin e vendit kandidat dhe Shqiperia jo duhet te beje qe forcat politike te punojne bashke te kapercejne spektrin politik pa marre parasysh a jane ne qeveri apo ne opozite. Kjo ben te mundur te behen si duhet punet me rendesi dhe te sigurohet nje politike e qendrueshme. Sigurisht kjo per Shqiperine kerkon nje kohe te gjate e cila ka te beje me arritjen e stabilitetit te institucioneve demokratike ne menyre qe ato te permbushin kriteret politike te Kopenhagenit tha Fule.

Ai tha se nuk shihte asnje arsye qe Shqiperia te mos ece perpara por duke vene ne dukje se eshte ne duart e politikaneve dhe qytetareve shqiptare.

Gjovalin Kola Azhornuar se fundi e merkure 10 nentor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›