E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovarët braktisin Ulqinin për plazhet shqiptare

Turistët kosovarë këtë verë po preferojnë më shumë plazhet shqiptare sesa Ulqinin në Malin e Zi. Kreu i Shoqatës së turizmit kosovar KOTAS, Zekë Çeku, pohon për Televizionin Klan se me hapjen e autostradës Rrëshen-Kalimash, numri i pushuesve kosovarë në Shqipëri pritet të jetë më i lartë se një vit më parë. Sipas tij, megjithëse autostrada që na lidh me Kosovën, i shërben edhe plazheve malazeze, pasi shkurton kohën e udhëtimit të turistëve kosovarë drejt tyre, këta të fundit po zgjedhin të pushojnë në Shqipëri. Gjatë fundjavës në tunelin e Kalimashit numërohen deri 12 mijë automjete, pjesa dërmuese me targa kosovare, pra turistë kosovarë që nëpërmjet kësaj arterie, zbresin drejt plazheve shqiptare nga Velipoja në Sarandë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›