E Diel, 1 Nëntor 2026

Deshmia e Adnand Kosoves: Nuk te kam marre asnje leke

TIRANE - Ish-kreu i Prokurorise se Krimeve te Renda, i ka sqaruar dje te pandehures Albana Laze se nuk kishte marre asnje leke. Ne deshmine e dhene me dyer te mbyllura ne Gjykaten e Tiranes, Kosova i eshte pergjigjur te gjitha pyetjeve te bera, nga ana e te pandehures. Burime nga gjykata kane shpjeguar per gazeten se e pandehura Laze, e kishte pyetur ish kreun e Krimeve te Renda sa here ishin takuar. Mesohet se Kosova i ka shpjeguar qe ajo i ka shkuar nje here ne zyre, ku e ka pyetur per hetimet e Emiljano Shullazit dhe Ervin Ferhatit, ne nje kohe kur dosja kishte me shume se 5 muaj qe kishte shkuar per gjykim. Mesohet se takimi i dyte, ka qene ai qe prangosi Lazen, pasi kishte shpifur ne drejtim te Kosoves. Ne fund e pandehura e ka pyetur prokurorin se a kishte marre ndonje shume lekesh prej saj, pergjigjja e se ciles ka qene mohuese. Ish kreu i Prokurorise se Krimeve te Renda, i cili ka qene edhe personi qe ka denoncuar Lazen per shpifje, ka qendruar me pak se 20 minuta ne gjykate. Pas deshmise se tij, trupi gjykues ka rrezuar kerkesen e Albana Lazes dhe te mbrojteses se saj, per te thirrur si deshmitare Arben Frasherin, Ibrahim Hoxhen dhe Tonin Vocin. Ne fund prokurori i ceshtjes ka lexuar provat e tij shkresore. Mes ketyre provave permendej edhe nje procesverbal per pushimin e nje hetimi ndaj Lazes, e cila ishte hetuar ne vitin 2006 per vepren penale te "dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit". Akuza ka shpjeguar se e pandehura iu kishte marre shuma te muajve personave te ndryshem me premtimin se do i shpinte jashte vendit. Ne seancen e radhes, akuza do te lexoje konkluzionet e saj perfundimtare. E pandehura Laze akuzohet se ka mashtruar familjaret e Emiljano Shullazit dhe Ervin Ferhatit duke iu marre 150 mije euro, me premtimin se do i nxirrte nga burgu.

R. Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›