E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne Kalaj, vijojne rreshkitjet, 64 familje vihen ne alarm

GRAMSH- Aktivizohen rreshkitjet e dheut ne fshatin Kalaj, ne komunen Kukur te Gramshit. Nje grope tjeter gjigante eshte hapur ne afersi te ndertesave, duke rrezikuar te fundose teresisht fshatin malor me 64 familje. Mesohet se eshte bere evakuimi i nje prej tre familjeve te cilat jane me te rrezikuara. Te pakten 64 shtepi te fshatit Kalaj, qe prej nje jave ndodhen nen kercenimin serioz te kesaj fatkeqesie natyrore. Siperfaqe te tera me toke jane fundosur, ndersa nje dyqan dhe disa shtepi kane pesuar demtime. Alarmi per kete situate te krijuar dite me pare u dha ne media nga vete banoret, qe kerkuan ndihmen e autoriteteve vendore. Prefektura nisi specialiste ne vendngjarje, qe vleresuan situaten problematike dhe deklaruan se nese erozioni do te vazhdonte, atehere fshati duhej te shperngulej menjehere. Rreth 1,5 km rruge rurale dhe 30 hektare jane demtuar dhe nga dita ne dite pjese toke fundosen si pasoje e ujerave te nendheshem qe sjellin dhe erozionin ne kete zone. Pritet nje tjeter reagim i pushtetit vendor me ndihma dhe mjete ndaj banoreve te fshatit Kalaj, qe rrezikojne te mbeten te pastrehe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›