E Shtunë, 31 Tetor 2026

BERAT/ Motociklisti shtyp per vdekje te moshuarin

Motociklisti shtyp per vdekje kembesorin e moshuar. Bajram Kana 75-vjec, banues ne fshatin Lapardha te Beratit, perfundoi i pajete ne spital, pasi u godit nga nje mjet oret e vona te mbremjes se merkure, teksa kthehej ne shtepi. Burime zyrtare bene me dije se ndaluan te dyshuarin Ermal Bilcari, 26 vjec, i cili drejtonte motocikleten tip "Kinlon". Ne vendin e ngjarjes kane mberritur ekspertet e Policise Rrugore, qe kane kryer hetimet rreth aksidentit qe i mori jeten te moshuarit. Nga hetimet paraprake rezultoi se aksidenti ndodhi si pasoje e shkeljes se rregullave te qarkullimit nga ana e drejtuesit, qe udhetonte me shpejtesi dhe nuk dispononte leje drejtimi.

E.H.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›