Digjet nenstacioni, gjysma e Tiranes pa energji
TIRANE - Gjysma e Tiranes ka vuajtur mungesen e energjise elektrike. Nenstacioni elektrik i Shkozes eshte perfshire mengjesin e djeshem nga nje zjarr i fuqishem, duke pesuar demtime te medha. Per pasoje nje pjese e madhe e kryeqytetit ishte pa energji elektrike qe ne oren 07:00 te mengjesit. Nderkaq qe deri ne oret e vona, specialistet nuk kane mundur dot te bejne rregullimin e panelit te djegur dhe nje pjese e madhe e Tiranes ka qene pa energji dhe gjate nates. Burime zyrtare te policise se kryeqytetit, thane se, zjarri ka rene ne mengjes, ne ambientet e brendshme te nenstacionit dhe eshte shuar pas 1 ore me nderhyrjen e zjarrfikeseve. Pasojat e ketij zjarri jane shume te medha, jane djegur pajisje te tera, duke sjelle probleme te medha. Operatori i Sistemit te Shperndarjes se energjise elektrike ne Tirane, ka bere te ditur se si pasoje e zjarrit ne nenstacion, pa drita kane qene zonat e Qytetit Studenti, Rruga e Elbasanit, Ali Demi, Porcelani dhe zona e Shkozes. A. C