E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshmia e Bares: Demonstratën nuk e organizoi Edi Rama por PS-ja

Tiranë – Në dëshminë e tij në gjyqin për ngjarjet e 21 janarit, deputeti socialsit Besnik bare deklaroi se demonstratën nuk e organizoi as ai dhe as Edi rama, ajo ishte një ngjarje e organizuar nga e gjithë partia socialiste. Më poshte ne po publikojmë dëshminë e tij në sallën e gjyqit, si kryetari i PS-së për Tiranën.

Prokurori- Nga ana e forcës tuaj politike është organizuar një miting, kërkesa u nënshkrua nga ju. cili ishte roli juaj? si u zhvillua dinamika?

Besnik Bare-  Eshtë praktikë e zakonshme, të të gjithë historinë e mitingjeve pas viteve ’90, në cilindo rreth kërkesën e bën kryetari i partisë së rrethit përkatës. Unë kam bërë kërkesën si shumë kërkesa të tjera, si kryetari i Partisë Socialistë në Tiranë. Unë kam bërë një deponim në prokurori, ku kam folur në mënyrë të detajuar. Nëse ju doni realisht të dini mbi perceptimin tim të asaj dite, ju e keni të shkruar.

Gjyqtari- Dëshmitar, ato skanë asnjë vlerë, kështu që jeni të detyruar ti përmendni sërisht.

Besnik Bare- Ka kaluar edhe kohë, më bëni pyetjet përkatëse. Atë ditë jemi nisur nga pika grumbullimi të ndryshme. Unë isha tek këndi i lojrave,  si deputetët e tjerë që mbulonin secili zonën përkatës. Në organizmin e mitingut autorsia është e partisë socialiste, nuk ka një autor të vetëm që është marrë me organizimin, përfshi këtu edhe Edi Ramën. Në organizim mori pjesë gjithë asambleja e PS. Si deputet I zonës tek njësia 2, kam marrë pikën ku grumbulloheshin njerëzit tek rruga e Elbasanit. U nisëm për në drejtim të Partizanit të Panjohur, gjatë rrugës na u bashkua edhe Njësia 3. Më pas me ne u bashkua edhe kryetari i Ps, Edi Rama, Pandeli Majko, jemi nisur në drejtim të kryeministrisë. Policia ishte njoftuar. Nga rrugët e tjera po vinin deputetët e njësive përkatëse që ata mbulonin. Sapo kemi kaluar tek ura pranë Dajtit, kemi ndjerë një zhurmë dhe rrëmujë që vinte nga pjesa e unë skisha mundësi ta shikoja. Sipas komenteve që bëheshin aty policia kishte lëshuar gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Më pas kujtoj që protestuesit ishin pranë rrethimit të kryeministrisë, kishin hipur tek platforma pa kaluar gardhin, me shpinë nga kryeministria. Unë kam hipur tek kjo platformë, duke tentuar në formë bindjeje , që njerëzit të zbrisnin poshtë. Kjo gjë është e dokumentuar me filmime. Kujtoj një person që kishte 12 të pushkatuar nga regjimi komunist, aty e njoha për herë të parë , revolta e tij ishin për gjithë këto vite që nuk i kishin dhënë cfarë i takonte. Një pjesë tek të cilët kisha influencë më dëgjuan dhe u ulën. Ishte ditë dhe kujtoj që ende nuk kishin filluar të shtënat nga kryeministria. kam parë edhe kolegët e mi si Fatmir xhafën që të qetësonin turmën. Edhe kjo është e dokumentuar me pamje televizive. Gjatë këtij intervali kam parë njerëz të gjakosur, të revoltuar, biles edhe ndaj nesh, deputetëve që po luanim këtë rol frenues ndaj tyre. Më pas kam qenë  ndërmjet njërës nga zyrat e  kuvendit  dhe kullave. Aty kanë filluar të shtënat dhe nuk mund të vlerësoja nëse ishin manovër apo të vërtetë. Më pas me atë njohje që unë kisha, por edhe nga kolegë që kanë qenë në polici u konfirmua që bëhëj fjalë për armë të vërteta. Por kjo gjë filloi të dukej edhe nga degët e pemëve që filluan të këputen dhe xhamet që kërcisnin. Më pas kam marrë njoftim nga mjekë se po shkonin shumë të plagosur. më thanë “ka edhe të vdekur”. Me sa mbaj mend të shtënat nisën kur po binte muzgu. Unë nuk jam larguar për asnjë cast, edhe gjatë të shtënave, i shqetësuar akoma më tepër kur mora vesh për të vdekurit. u përpoqa të komunikoj me krerë të policisë, disa i njihja, por telefoni nuk punonte. kur ndodhi kjo ishte një numër mjaft i vogël , që ishte i manovrueshëm nga policia, sepse një pjesë kishte ndaluar dhe nuk u afrua tek kryeministria. kur mbetën 50-70 veta, u ndërperë të shtënat. aty mësyn policia, jashtëzakonisht të egër. U thashë policëve “ndaloni, kjo turmë nuk është e egër”. në këtë moment dikush më goditi pas veshit dhe në kofshë, gjë për të cilën kam dponuar në prokurori. e njëjta gjë ndodhi edhe me Fatmir Xhafën. Në atë moment kam parë një pjesë të policisë shumë të dhunshëm, kam ndërhyrë për njerëz që po dhunoheshin dhe i kam shpëtuar dy persona që sot e kësaj dite nuk e di kush janë. Pas kësaj pashë grupe njërëzish, persona civilë. ju thashë “largohuni ju lutem, mos tju dhunojnë”. Më pas mora vesh që ata ishin të policisë kriminale apo shërbimeve inteligjente. Pastaj u largova se më thanë “Besnik largohu”.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›