Turqia sulmon Sirinë, Nato në gatishmëri, OKB ben thirrje per qetesi
Pak orë pas një sulmi me mortaja në qytetin kufitar turk të Akcakale, ku mbeten të vrarë pesë shtetas turq me stë cilëve edhe dy ushtarë, ushtria turke nuk ka vonuar të reagojë, duke nisur nje sulm me artileri në territorin sirian, ne oret e mbremjes.
Bëhet e Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen, deklaroi menjehërë pas sulmit turk se po e ndjek me vëmendje situatën në kufirin juglindor të Turqisë me Sirinë.
Ndërkohë, para pak orësh Ministri Jashtëm i Turqisë, kishte kontaktuar me të shefin e alenacës, Rasmussen dhe i kishte përcjellë atij situatën e tensionuar si dhe sulmim me predhë që shkaktoi vdekjen e 5 qytetarëve turq, mesaduket edhe duke e lajmëruar për vendimin që kishte ndërmarrë për të organizuar edhe sulmin ushtarak.
Edhe kreu i OKB-së Ban Ki Moon, i kërkon Turqisë të ruajë gjakftohtësinë dhe të reagojë nëpërmjet dialogut për të shmangur një konflikt të mundshëm me Sirinë!
Një konflikt I mundëshëm mes Turqisë dhe Sirisë do ta fuste rajonin në një spirale të rrezikshmë lufte, pasi turiq është një vend anëtar i Natos dhe një nga fuqitë më të mëdha ushtarake të botës