E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga do tia mbash zoti Tadiq

Nga fundi i kesaj jave Kuvendi i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara do te shqyrtoje projektrezoluten e Serbise per Kosoven. Esenca e problemit te Serbise konsiston ne faktin se refuzon te pranoje se disfata ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise me 22 korrik ishte komplete dhe perfundimtare.


Ministri i Jashtem Vuk Jeremiq dhe lidershipi europian i Boris Tadiqit jane duke vazhduar me politiken e tyre te bankrotuar e cila nuk pajtohet se Beogradi ka humbur pergjithmone Kosoven. Me rezoluten ne Kombet e Bashkuara pavaresisht fiaskos ne GJND Beogradi eshte duke vazhduar politiken qe lideri opozitar Tomislav Nikoliq e cileson vetevrasje politike.


Jeremiq dhe qeveria e tij mbase besojne se duke ngrene inat ne rastin e Kosoves disi do tia dalin. Hic me larg se para nje viti BE ne nje forme te marre u pajtua qe qytetaret e Serbise te gezojne privilegjin e qarkullimit te lire pa viza madje perpara se nje gje te tille ta kishte bere per viktimat e Serbise perkatesisht per Kosoven dhe Bosnjen.
Zoterinjte ne Beograd ndoshta besojne se serish do ta kene kete fat.


Por kesaj radhe Qeveria e Serbise ka marre disa sinjalizime nga vendet anetare te BE se Beogradi duhet te pranoje realitetin e Kosoves se pavarur nese deshiron ti bashkohet BE-se. Ky mesazh eshte derguar edhe gjate tere vitit permes intervistave qe i kishin dhene ambasadoret e Britanise se Madhe dhe Gjermanise.


Me fjale tjera ky sinjalizim vjen nga perfaqesuesit e dy vendeve tradicionalisht aleate - Londres dhe Parisit - dhe nga perfaqesuesi i Berlinit qe paraqet qendren me te rendesishme politike dhe ekonomike lidhur me nderlikimin europian ne Ballkan.


Keto sinjale jane perseritur disa here madje edhe para disfates ne GJND. Ministri i Jashtem gjerman Guido Uestervelle kete e beri te qarte gjate turneut ne Ballkan kur ne Beograd tha se Serbia duhet ti ndaloje lojerat dhe te pranoje realitetin e Kosoves se pavarur.


Per me shume ai ne Prishtine tha se ka ardhur koha qe te gjitha vendet anetare te BE-se ta njohin Kosoven. Pritet qe ai tash fjalet ti permbushe me pozicion te ashper vecanerisht kunder Greqise qe vazhdon te shkaktoje probleme per Kosoven dhe Maqedonine.


Pa gabime me


Beogradit tashme i jane dhene nje numer verejtjesh nga vendet anetare te BE-se ne raport me tekstin e rezolutes ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se. Serbise i eshte thene se nuk duhet te dorezoje ndonje tekst mbi te cilin nuk pajtohet Brukseli fillimisht. Se fundi ky mesazh eshte percuar edhe nga sekretari i jashtem britanik Uilliam Hejg.


Me fjale te tjera rezoluta duhet te synoje arritjen e nje zgjidhjeje serioze dhe jo te nise bisedime te pafundme me qellimin e vetem qe tia mohoje Kosoves pafundesisht vendin qe i takon ne mekanizmat nderkombetare.


Beogradi thote se eshte i gatshem per kompromis por njerezit e afert me kulturen politike ne Serbi e dine se nje fjalor i ketille nenkupton se Beogradi akoma synon te kete te drejte mbi marredheniet e nje vendi te pavarur i cili deshiron te mbetet i lire nga kontrolli apo perfshirja e Serbise.


Kam shkruar pikerisht edhe me heret se ceshtja reale per Serbine nuk eshte Kosova - kjo ceshtje eshte zgjidhur kete vit me 22 korrik nese jo me 17 shkurt te 2008-es. Pyetja kryesore eshte kur do te clirohet Serbia nga kontrolli i mafies se naftes qe mban pushtetin e vertete ne kete vend qe nga ditet e Sllobodan Millosheviqit


Pse lidershipi evropian ne Beograd vazhdon te zhvendose vemendjen nga keta biznesmene duke bere nje lufte diplomatike per Kosoven te cilen Serbia tashme e ka humbur


BE e ka te qarte se ka gabuar duke pranuar Rumanine dhe Bullgarine para se keto vende te ndermerrnin hapa serioze ne crrenjosjen e krimit dhe korrupsionit.


BE-ja gjithashtu e di se ka qene gabim te pranohet shteti nacionalist grek ne Qipro para se qeveria ti zgjidhte problemet me fqinjet turq. BE-ja nuk duket se eshte e gatshme ta beje gabimin e trete duke e pranuar Serbine e cila eshte edhe e korruptuar por edhe jo e gatshme per tu sjelle me pergjegjshmeri karshi kosovareve.


Patrick Moore ka shkruar per ceshtjet ballkanike per afro 35 vjet. Ai ishte analist per Ballkanin ne Radion Europa e Lire prej vitit 1977 e deri ne vitin 2008.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›