Graniti 2 gjykata le ne burg 6 te arrestuarit e kartemonedhave false

Gjykata e Tiranes ka caktuar masen e arrestit Burg pa afat per gjashte te akuzuarit e arrestuar ne kuader te operacionit Graniti 1 per akuzen e Perdorimit te kartemonedhave false. Gjyqtarja e gatshme la ne burg te akuzuarit Ndrek Bicuku Shkelqim Bufi Dashamir Shehi Thanas Xhuxhi Edmond Shehi e Ilir Prifti duke i lene kohe organit te akuzes per zbardhjen e hetimeve. Sipas akuzes gjate arrestimit te gjashte te dyshuarve eshte bere sekuestrimi i 50 mije euro kartemonedha te falsifikuara te prerjeve 100 euro te cilat ishin te destinuara per tu hedhur ne tregun e brendshem dhe kryesisht ate te kryeqytetit. Sipas burime zyrtare eurot e falsifikuara dyshohet se vinin nga Maqedonia dhe arrestimi i te dyshuarve eshte bere ne afersi te vendit te quajtur Dogana e Tiranes. Gjithashtu ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar disa telefona celulare dhe mjete te tjera komunikimi qe te dyshuarit i perdornin per kryerjen e veprimtarise kriminale. Nderkohe pritet qe neser te shoqerohen per mase arresti edhe pese te arrestuarit pergjate operacionit te dyte Graniti 2 te cileve u jane kapur 40 mije euro ne kartemonedha false.