Kompas u prish vendimi nga Gjykata e Larte rinis gjykimi per Selimin e Xhemalin

Pas prishjes se vendimit te Gjykates se Larte Krimet e Renda rinisin gjykimin per ceshtjen Kompas. Tashme dy jane te pandehurit ende ne burg te ketij grupi Arian Selimi dhe Arian Xhemali pasi pjesa tjeter e grupit e ka perfunduar denimin. Gjykata e Larte vendosi te kthente per rigjykim ne Shkallen e Pare per Krime te Renda ceshtjen ne ngarkim te te pandehurve Arian Selimi dhe Arian Xhemali Shabani te akuzuar per vepren penale te trafikut nderkombetar te lendeve narkotike nderkohe qe dosja eshte regjistruar serish per gjykim te Krimet e Renda me 28 korrik. Sipas vendimit te Kolegjit Penal gjate shqyrtimit te dosjes jane konstatuar shkelje procedurale. Nderkohe qe per te pandehurit e tjere eshte lene ne fuqi vendimi i dhene nga Gjykata e Apelit konkretisht per te pandehurit Muhamet e Blenard Fejzullau Fatmir Kuci Dritan Kuci Kujtim Popoci dhe Petraq Avrami. Ankimin ne Gjykaten e Larte e paraqiten vete te pandehurit me ane te avokateve duke kerkuar pafajesi dhe pushimin e akuzes ne ngarkim te tyre. Krimet e Renda me 11 janar te vitit 2008 gjeten fajtore per Trafik nderkombetar narkotikesh te pandehurit Muhamet e Blenard Fejzullau Fatmir Kuci Arian Shabani Kujtim Popoci Armand Andoni dhe Petraq Avrami duke i denuar respektivisht me 5.5 6 6 16 15 16 dhe 10 vjet burg. Nderkohe per te akuzuarin Dritan Kuci gjykata vendosi ta deklaronte te pafajshem ne baze te nenit 388 pika 1 germa d te Kodit te Procedures Penale pasi gjate gjykimit nuk u arrit te provohej se ky i pandehur e kishte kryer vepren penale per te cilen akuzohej. Ne momentin qe shpalli vendimin gjykata u shpreh per lirimin e menjehershem te tij nga qelia ndersa ne fakt edhe organi i prokurorise ne perfundim te gjykimit kishte kerkuar pushimin e akuzes per te. Pas kesaj te pandehurit e denuar iu drejtuan Gjykates se Apelit per Krime te Renda ku pas shqyrtimit te ankimeve te tyre Shkalla e Dyte vendosi te linte ne fuqi vendimin e Faktit per Muhamet e Blenard Fejzullaun Fatmir Kucin Petraq Avramin dhe pafajesine e Dritan Kucit. Po keshtu Apeli la ne fuqi vendimin per sa i perket kualifikimit ligjor te akuzes dhe fajesise ne ngarkim te Armando Andonit Kujtim Popocit dhe Arian Xhemalit duke u ulur ketyre dy vite nga denimi. Njekohesisht me te denuarit edhe prokuroria paraqiti apelim dhe rekurs duke kerkuar lenien ne fuqi te vendimit te Krimeve te Renda per ta.