Dëshmitarët “kryqëzojnë” Aldo Baren
29/04/2010 “Shefi i komisariatit paralel” pasi vriste, shkonte tek familjarët për t’u mbyllur gojën
Nga brenda hekurave, i pandehuri irritohet, shan dhe bën presion dëshmitarëve
TIRANË- Dëshmitarët ia “përplasin” në fytyrë Aldo Bares gjithë veprimtarinë famëkeqe të viteve 1997- 1998, vrasjet që ka kryer, urdhrat që ka dhënë si dhe presionet që bënte pas çdo krimi në familjet e të vrarëve për të mbyllur gojën. Para tij për herë të parë pas 12 vitesh erdhi dje babai i Nimet Zenelit, vrarë në Kolonjë të Lushnjës nga grupi i Aldo Bares. Ramazan Zeneli ka qenë dëshmitarë edhe në vrasjen e Genc Kasharit në vitin 1997. Tregoi se Aldo Bare i vrau djalin e më pas i dërgoi në shtëpi pesë ushtarë të armatosur për t’i bërë presion me qëllim mbylljen e gojës. Por atë që bënte në ato vite, Aldo Bare nuk mundi ta bënte në seancën e djeshme. Dëshmia e Ramazan Zenelit e ka irrituar kapon e Lushnjës, që për vite me radhë njihen si shefi i komisariatit numër 2 në këtë qytet.
Bare iku me vrap kur iu vra vëllai
“Në vitin 1997 isha në Lushnjë. Isha tek shtëpia e vajzës sime tek dhëndëri. Ka qenë kohë dreke, dëgjova të shtëna. Dola me vrap jashtë, ashtu si isha me çorape. Aty të them të drejtën u ndodha rastësisht. Bëhet fjalë për ngjarjen kur u vra Genci Kashari në lagjen “Kadri Qystri”. Vrapova nga lokali që ishte larg shtëpisë vetëm 20 metra. Kur u futa brenda pashë që ishte vrarë Genci Kashari. Këtë djalë e njoh se e kisha në lagje. Edhe gojën e kishte me bukë. E pashë të shtrirë poshtë tavolinës. Gjithashtu jashtë lokalit jo larg tij, pash një makinë ngjyrë gri ku ishin dy persona brenda të plagosur. Pash që një person u afrua tek kjo makinë dhe qëlloi në drejtim të plagosurve”. Pas këtyre deklarimeve prokurori kundërshtoi faktin që lidhej me pranin e Aldo Bares në vrasjen e Genc Kasharit. Më 27 prill 2006 dëshmitari është shprehur se ditën kur është vrarë Genci Kashari ka parë Aldo Baren të ikte me vrap në drejtim të degës, duke mbajtur një automatik në dorë. Ndërkohë që vëllai i tij Ramadan Shkurti ndodhej i plagosur në makinë dhe u vra nga Tur Daja pak çaste më vonë së bashku me shoferin që drejtonte makinën. Sipas dëshmitarit, vëllai i Aldo Bares ka qenë i veshur me rroba policie ditën që është vrarë dhe mbante armë në dorë. I armatosur ishte edhe shoferi.
Bare më vrau djalin, donte të më mbyllte dhe gojën
“Nimet Zenelin e kam djalë. Atë e vranë. Arsyen përse e vranë e dinë ata që e qëlluan. Atë që e vrau e keni këtu dhe mund ta thotë shumë mirë. Ishte viti 1998. Në shtëpi më erdhi një djalë me emrin Gramoz Selmani dhe më tha se Meti është plagosur në Kolonj. U nisa për atje. Sa vajta në Savër të Lushnjës pash makinën e policisë që po më sillte djalin të vdekur. Bëra ceremoninë e varrimit. Pas riteve për vdekjen e djalit takova Gramoz Selmanin. Ai më tha se atë ditë ka qenë në makinë me djalin dhe me Masar Aliut. Gramoz Selmani më tha se djalin ma vrau Enver Dondollaku, Arben Boriçi. Vrasjen e djalit e ka parë edhe mbesa ime që është në Kolonjë. Ajo më pati thënë se kishte parë një person që ikte me vrap se po e ndiqnin për ta vrarë. Por nuk mbaroi këtu. Pas vrasjes kam shkuar në Fier në shtëpinë e Masar Aliut. Atje kam takuar Gramoz Selmanin që rrinte i fshehur nga frika se e vriste Aldo Bare. Selmani më tregoi gjithçka. Madje më tha se Nimetin e vranë pasi kishte shoqëri me të dhe me Genci Kasharin. Dua të them se Nimeti u hidhërua shumë kur u vra Genci Kashari. Aldo Bare kërkonte të eliminonte gjithë shokët e tij dhe të Gramoz Selmanit. AldoBaren nuk e kam njohur dhe kurrë mos ia dëgjofsha emrin dhe zërin. Pas ngjarjes erdhën katër persona në shtëpi të armatosur. Ata më thanë se duhej të veja me ta në komisariatin numër dy sepse më kërkonte shefi. U thashë se nuk e di se paska dhe komisariat tjetër në Lushnjë. Po kështu u thashë se nuk doja që të veja dhe nuk vajta. Ata më thanë se nëse nuk do të veja me dëshirë do të më merrnin. O po kështu më thanë se ti nuk ke punë me shefin po ka ai punë me ty, se ty nuk të rri gjuha rehat. Të gjithë e dinin në Lushnjë se Aldo Bare ishte shef i komisariatit numër dy që ndodhej ngjitur me atë të shtetit, muri i ndante. Personat që erdhën tek unë ishin civil dhe të armatosur. Aldo Baren nuk e kam njohur më parë. Emrin e tij e kam dëgjuar pas vrasjes së djalit. Më thanë se djalin ta vrau Aldo Bare”.
Bare gjyqtares: Mos me detyro të bëj incident
Aldo Bare u irritua së tepërmi gjatë dhënies së dëshmisë nga Ramazan Zeneli. Fillimisht ai e pyeti nëse e njihte apo jo dhe dëshmitari iu përgjigj se nuk donte ta njihte dhe kurrë mos t’ia shihte fytyrën. Por Bare irritohet shan dhe e quan majmun. “Mbylle gojën more majmun”, i tha Bare. Edhe ndërhyrja e gjyqtares Fatmira Hajdari nuk e qetësoi Baren. “Ty të erdhën personat në shtëpi e ti nuk kishe frikë”, i tha ai. Përsëri ndërhyn gjyqtarja duke i thënë të mos i bënte presion dëshmitarit. Por Bare i drejtohet Hajdarit duke i thënë: “Zonja gjyqtare e paske marrë me shumë nxitim. Zonja kryetare po të duroj si shumë. Ça gjykate është kjo moj, mos më detyro të krijojë ndonjë incident. Ky është një plehrë, qelbësirë, kushedi sa persona ka vrarë me duart e tij”.
Arapi: Bare më thërriste për të spiunuar
Gramoz Selmanin, banda më hyri në shtëpi
Dervish Arapi ishte dëshmitari i radhës. Ai tha se Gramoz Selmani i kishte marrë vajzën shumë të vogël dhe ia kishte çuar në Itali. Në dëshmi ai tha se “Unë kam shtatë fëmijë. Pesë vajza dhe dy djem. Një vajzë e ka marrë Gramoz Selmani që në vitin 1997 dhe iku në Itali. Para se të vritej Genci Kashari dhe vëllai i Aldo Bares, Selmani vinte te shtëpia ime, ndërsa prej dhjetë vjetësh nuk e kam parë. Nusja e djalit tim që quhet Vjollca e njihte Aldo Baren. Nëpërmjet saj ai më dërgonte haber se donte të më takonte. Kam vajtur disa herë në shtëpinë e tij që e kishte ngjitur me komisariatin e Lushnjës. Më ka pritur mirë dhe më tha se nuk kishte punë me mua, por donte të dinte se ku ndodhej Gramozi. Ai më tha se nëse vinte Gramozi në shtëpi të vinte të më thoshte pa e marrë vesh njeri. Unë kam vajtur vet disa herë te Aldo Bare, pasi më dërgonte haber. Dua të them se djalin tim e morën një ditë çunat e Fredit. Por më thanë se pasi e rrahën mirë e mirë dhe e gjakosën e çuan po vet në spital. Djali im e ka emrin Adem. I vajta në spital dhe më tha se e kishin rrahur keq ushtarët e Fredit. Unë e mendoja se Fredi e rrahu djalin tim për shkak të Gramozit. Fredit i kishin vrarë vëllain atë kohë dhe kam marrë vesh se aty ka qenë edhe Gramoz Selmani. Një herë më erdhën në shtëpi pesë veta të armatosur me një furgonë të bardhë. Hynë brenda dhe i thanë plakës të mos kishte frikë. Më pyetën për Gramozin dhe u thashë se nuk e dija ku ishte. Ata u larguan. Nusja e djalit Vjollca më tha se me këta çunat ishte edhe Ilir Stërgu. Unë vet nuk e njoh. Ata që e rrahën djalin tim e kishin futur tek hekurat si i thoshin vendit ku qëndronte Aldo Bare. Por dua të them se Aldo Bare më ka ndihmuar duke më thënë të kem kujdes kur të spiunoja për Gramoz Selmanin”.
Dialogu nip-xhaxha
Bare: Mirë je xhaxha.
Arapi: Mirë të keqen xhaxhai.
Bare: Si e ke njohur Gramoz Selmanin.
Arapi: Si rrugaç të Lushnjës.
Bare: Vajzën tuaj sa vjeçe e mori ai?
Arapi: Nuk mbaj mend, por më duket 15 vjeçe.
Bare: Ke ardhur tek unë dhe je ankuar.
Arapi: Jo nuk jam ankuar dhe nuk kam bërë padi për Gramoz Selmanin. Unë thosha shyqyr që ma mori dhe ishalla e mban si po e mban edhe sot në Greqi
Bare: Xhaxha, unë nuk jam Fredi, jam shoku i tij, Fredin do e sjellin këta të gjykatës më vonë. Unë se njoh Aldo Baren.
Gjykata: I pandehur drejto pyetje dhe mos kërcëno dëshmitarin dhe ta provokosh atë.
Dëshmia e Izet Kurtit, personit që vuajti masakrat
Ushtarët e bandës më rrahën dhe thyen gishtat
Skena e plotë e natës kur ia futën kokën në lavaman
Dëshmitari Izet Kurti ka qenë i pranishëm në momentin kur Tur Daja shkrepi pistoletën në kokën e Ramadan Shkurtit. I ka hequr bukën nga goja të vëllait Genci Kashari dhe kushëri me Artur Dajen. Është kunati i Nimet Zenelit të vrarë nga Aldo Bare dhe ushtarët e tij. Kaq ka mjaftuar që ai të rrëmbehej një ditë teksa ishte duke bërë dokumentet e vajzës në bashki dhe të futej në garazhin afër komisariatit për t’u rrahur e torturuar deri në thyerje gishtash. “Në vitin 1997 kam qenë në Lushnjë. Genci Kasharin e kam dëgjuar si emër atë ditë kur u vra. Isha në shtëpi e dëgjova krisma. Dola me vrap sepse kishte dalë dhe vjehrri im. Fillimisht vajta tek makina ku ndodheshin dy të plagosur, vëllai i Aldo Bares të cilin e njihja, madje kisha pirë disa herë kafe dhe shoferi që nuk e njihja, ishte një djalë i ri. Ramadan Shkurti ishte me rroba policie. Unë i pashë te makina duke rënkuar dhe më pas u largova tek lokali ku ishte Tur Daja me Gramoz Selmanin. Pashë që ishte vrarë Genci Kashari, madje i kam nxjerrë edhe bukën nga goja e i kam lidhur gojën. Genci nuk kishte armë. Të vetmit që mbanin armë në lokal ishte Gramoz Selmani dhe Tur Daja. Nimet Zenelin e kam kunat. Një ditë isha tek Bashkia e Lushnjës, kur më vjen Erjon Cici me dy persona të tjerë dhe më thonë se duhej të shkoja me ta për të sqaruar një punë. Ata ishin të armatosur. Erjon Cicin e kisha parë dhe në lagje e s’kisha problem me të. Më çuan tek shtëpia e Fredit që ishte afër komisariatit. Ishte afër degës. Një ndërtesë me katër mure, dhe një vend strehim. Aty ishte Arben Boriçi, Dritan Çela, Erjon Cici. Të gjithë pa më thënë gjë filluan të më gjuajnë me karrige. Më gjakosën dhe më pas më futën kokën në lavaman duke thënë se s’kishte gjë edhe po të vdisja. Atë ditë me thyen edhe dy gishtat e vegjël. Unë nuk e kuptova pse më morën. Di të them se ditën kur u vra Genci Kashari, në lokal kishte shumë njerëz, ndërsa tek makina ku ishte Tur Daja nuk kishte njeri. Aty nuk afrohej njeri nga frika. Pa se u afrua Tur Daja, mori pistoletën e shoferit dhe bërtiti: “Me këtë pistoletë doje të më vrisje ti mua”. Ai i qëlloi shoferin të parin që ishte djalë i ri e më pas vëllain e Alfred Shkurtit.