Shqiptar andej, shqiptar këndej
-490x320.jpg)
113 kilometra të vijës kufitare që ndajnë Shqipërinë me Kosovën, tash e tutje do të ruhen nga shqiptarët, andej dhe këndej kufirit. KFOR-i ia la në duar kosovarëve ruajtjen e kufirit. Kalimi i kompetencave u bë simbolikisht me një shtrëngim duarsh mes përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë Kufitare të Kosovës.
Vincenzo Grasso, komandant i Batel Group Shumëkombëshe të Perëndimit tha se ky është një moment i rëndësishëm për të ardhmen e rajonit. Ai shtoi se nuk po fshehë emocionet me këtë rast, pasi ka qenë ndër të parët që ka takuar policinë kosovare në ditët e para të punës, e cila ka qenë shumë e re.
”Nuk mund të mendoja që tash si komandant i Forcave Shumëkombëshe do t’i dorëzojë kompetencat te policia e Kosovës. Jam shumë i lumtur që po e bëjë këtë, pasi policia e Kosovës po tregon profesionalizëm që të bëjë këtë detyrë”, pohoi ai.
Edhe nënkoloneli policor Faton Alija, ushtrues detyre i drejtorit rajonal të Policisë Kufitare jugperëndim u zotua se Policia Kufitare do të angazhohet për parandalimin, zbulimin dhe hetimin e krimit ndërkufitar, përfshirë trafikimin – kontrabandën e qenieve njerëzore, armëve, narkotikëve, veturave të vjedhura dhe format e tjera të kontrabandës.
“Vizioni i ynë është menaxhimi i integruar i kufijve të Kosovës”, shtoi ai.
Policia Kufitare e Kosovës merr autoritetin për të monitoruar, kontrolluar dhe mbikëqyrur kufirin nga Kushtetuta e Kosovës, Ligji për Menaxhimin dhe Kontrollin e Kufirit Shtetëror, Ligji për Polici, Rregullat Ndërkombëtare dhe Praktikat më të mira.
Marrja e këtyre përgjegjësive nga Policia Kufitare e PK-së shihet si besim i forcës paqeruajtëse në kapacitetet dhe trajnimet e përkushtimin që e ka Policia e Kosovës për të marrë edhe përgjegjësinë për sigurinë e vijës kufitare.
Vija kufitare me Republikën e Shqipërisë ka një gjatësi prej 113 km e 551 metra. Në vijën kufitare me Republikën e Shqipërisë janë 6 pikë kalime kufitare, tri të përhershme dhe tri sezonale.