E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshmitaret pershkruajne tmerrin e termetit

Njerezit kerkonin gjithe naten te mbijetuarit ne qytetin e vogel Ercis ne Provincen Van. Termeti i fuqishem qe goditi Turqine Lindore te dielen e ka shnderruar ne germadhe nje godine me shume dyqane. Disa nga shpetuesit kerkojne ne germadha duke i levizur thjesht me duar guret.

Nuk ka mbetur kohe deri 28 familje mendohet qe mund te jene ende nen germadhat e nderteses. Ajo qe ndertuar vetem pese ose gjashte vjet me pare thote nje fqinj ende ne gjendje shoku.

Edhe ata shtepite e te cileve nuk jane shkaterruar kane frike te flene ne to. Ne e kaluam naten ne veture thote Rachard Bayram pronar i nje hoteli ne qytetin e Vanit. Ai po hante dreke ne nje restorant kur termeti me nje magnitude prej 7.3 balle goditi pa paralajmerim.

Ai u fsheh nen nje tavoline i frikesuar. Ai dhe familja e tij mbeten te paprekur por ai ka frike te kthehet ne shtepi. Kane pasuar dridhje te tokes cdo njezet minuta tregon ai.

Hayat Bilgisi gjithashtu nuk ishte e sigurte nese apartementi i saj i cili nga jashte dukej i pademtuar mund te mos pesonte kolaps ne ndonje goditje tjeter termeit. Une qendrova ne universitet. Ishte shume ftohte te dilje jashte thote ajo.

Rreth 100 studente dhe lektore kaluan nje nate pa gjume ne universitet. Ajo deshiron te largohet por autobuzet dhe fluturimet prej Vanit jane te gjitha te prenotuara. Une dua vetem te shkoj ne shtepi thote ajo.

Bildunterschrift Njerezit perpiqen te shpetojne viktima nen germadha prane qytetit Ercis

Termete thuajse cdo dite

Rreth 98 perqind e Turqise eshte zone termetesh nje e treta e vendit eshte zone termeti e rrezikshmerise se larte duke perfshire zonat perreth qyteteve kryesore te Stambollit dhe Izmirit ne rajonin e Anadollit Lindor.

Tre linja qendrore ku takohen pllakat gjeologjike kalojne permes Turqise dhe termetet e vogla jane te perditshme. Dy prej ketyre linjave kalojne nen provincat Van dhe Ercis rreth 100 km ne veri te kryeqytetit.

Ne vitin 1939 rreth 40.000 vete vdiqen ne nje termet masiv ne Turqine lindore ndersa termeti i fundit i madh ndodhi 12 vjet me pare kur nje tronditje prej 7.4 ballesh u mori jeten 20 mije veteve ne Turqine veri-perendimore.

Shtepi te ndertuara pa kontroll

Megjithe rrezikimin e dukshem Turqia vazhdon te mbetet e papergatitur per nje katastrofe te madhe. Edhe ne Stamboll ne qytetin me modern dhe me te zhvilluar te vendit vetem 25 perqind e ndertesave jane ndertuar duke respektuar standartet per tu mbrojtur nga termetet ben te ditur Ministria e Strehimit.

Shume shtepi jane ndertuar pa kontroll teknik dhe me materiale ndertimi te nje cilesie te dobet. Dhoma e Inxhinjereve te ertifikuar beson se vetem nje perqind e spitaleve dhe as 10 perqind e shkollave ne metropole jane riparuar sic duhet qe prej termetit te fuqishem qe goditi qytetin ne vitin 1999. Megjithese epiqendra e termetit ishte 100 km larg Stambollit mijera banore te qytetit humben jeten.

Ne provicen Van ne kufi me Iranin dhe Irakun situata eshte edhe me e rende. Shume njerez qe jetojne ne varferi jane te lumtur qe kane nje cati mbi koke dhe standartet e sigurise jane per ta vertet te panjohura.

Autor Susane Gsten/ Auron Dodi

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›