Deshmitari: Dondollaku me vrau djalin

I moshuari gjate seances shfaqi dobesi fizike dhe per kete gjykata kerkoi te deshmonte ulur.
Perkunder mjaft deshmive ku deshmitaret nuk mbajne mend se cfare ka ndodhur me viktimat e bandes se Aldo Bares ne Lushnje kane mbetur vetem familjaret e tyre ata qe permendin para togave te zeza emrat e autoreve te krimit.
Ne nje kohe qe dy te akuzuarit kryesore Aldo Bare dhe Enver Dondollaku gjenden te arrestuar jashte vendit, nje pjese e bandes ndodhet ne gjykim per nje sere vrasjesh dhe masakrash ne qytetin e Lushnjes.
Megjithese per vrasjen e Nimet Zenelit, deshmi kyce konsiderohet ajo e Gramoz Selmanit, i vetmi deshmitar okular i mbetur gjalle. Per prokurorine Nimet Zeneli u vra vetem pse ndodhej nen shoqerine e kundershtareve te bandes, gje te cilen e theksoi ne deshmi edhe i ati i tij.
Ne nje kohe qe kane deshmuar rreth 40 persona, 80 te tjere jane ende ne liste per te dale para gjykates pikerisht me cilesine e deshmitarit.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code