E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e taksistit, dyshohen njerezit e afert

Sektori i vrasjeve ne policine e Tiranes, i ka shtrire hetimet e saj ne pisten kryesore ate te hakmarrjes.

Policia pranon se provat per te hetuar kete vrasje jane te pakta per te shkuar deri ne nje piste te vetme. Mirepo kontaktet e fundit te tij, taksisti Ramazan Hyka i ka patur edhe me njerez te njohur, qe kane qene shoqeruesit e tij ne oret e fundit te jetes, te cilet policia i ka vene ne rrethin e dyshimit deri ne sqarimin e plote te rrethanave te ngjarjes.

Hyka mendohet te jete vrare pasditen e dates 7 janar dhe me pas eshte transportuar drejt liqenit te Farkes. Nje nder mundesite per nje gjetje te shpejte te autoreve te dyshuar te krimit do te mbeten tabulatat telefonike te tij.

Gjetja ne bagazhin e automjetit te tij taksi ne afersi te liqenit te Farkes te 50-vjecarit, Ramazan Hyka per momentin e mban larg policine nga zbulimi i plote i autoreve te krimit. Nderkohe qe ajo qe shqeteson me teper eshte fakti se edhe pse ne nje vend te hapur dhe ne afersi te banesave te fshatit Farke, policia ka shkuar ne verifikim 20 ore me vone.

Por vrasja mister e taksistit Hyka, nuk mbetet e vetmja qe policia duhet te zbuloje ne ditet e ardhshme. Vrasja e nje trafikanti droge dhe e nenes se tij, ne mes te dites vetem pak metra nga selia e Presidences, mbetet akoma edhe me mister dhe tipike e klaneve kriminale ne kryeqytet.

Elton Deliu i ekzekutuar ne banesen e tij mbetet nje tjeter ngjarje e rende ku autoret i shpeton rrethimit policor.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›