E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet Tema, gazetaret ne proteste

Gazetaret e gazetes "Tema" dhe drejtuesit e saj nuk jane lejuar serish te futen ne ambientet e tyre te punes.  

Forca te shumta te rendit kane bllokuar hyrjen  per t’i penguar ata me argumentin se duhet te zbatojne nje vendim te Keshillit te Ministrave.

Ne nje vendim te gjykates leshuar ne 6 janar te ketij viti thuhet se gjykata  ka vendosur  bllokimin e cdo veprimi qe cenon gezimin e posedimin e qete te objektit  te kontrates se qerase  lidhur mes shoqerise "Mediasoft Albania"  dhe Ministrise se Ekonomise.

Ne mbeshtetje te gazetareve te gazetes "Tema"  jane bashkuar edhe emra te njohur te gazetarise shqiptare te cilet kane reaguar ashper ndaj ketij akti. Ata kerkuan qe qeveria te anuloje vendimin e saj, ndersa kerkuan edhe mbrojtjen e ketij rasti nga vete forcat politike.

Kreu i LSI-se,Ilir Meta, vleresoi se ngjarje te tilla e kthejne Shqiperine ne vitet 1997, ndersa kujtoi se kritikimi i qeverise nga mediat eshte esencial per funksionimin e nje shteti demokratik.
 



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›