Banda e Lushnjës pyeten dëshmitarët

Enver Dondollaku dhe Ben Guriqi kanë vrarë djalin tim, këto kanë qenë edhe fjalët e njërit prej dëshmitarëve, në gjykatën e krimeve të rënda kundër Bandës së Lushnjës. Tre dëshmitarët Ramadan Zeneli, Halit Paja dhe Musa Hakia janë paraqitur sot në gjykatë për shprehur dëshminë e tyre në lidhje me akuzat që janë ngritur kundër Bandës së Lushnjës. Pasi është dëgjuar dëshmia, avokatët akuzuan organin e akuzës për manipulim të dëshmive. Sipas tyre dëshmia e Zenelit është manipuluar nga oficeret e policisë gjyqësore, dhe e njëjta dorë që ka përpiluar dëshminë e Gramoz Selmanit ka përpiluar edhe dëshminë që dha Ramadan Zeneli. Avokatët kanë hedhur hije dyshimi në lidhje me dëshminë që dha Zeneli dhe madje kanë thënë se dëshmia e tij nuk ka lidhje me objektin e akuzës.