E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e ujit, Bashkia e Tiranës akuzon qeverinë

Kriza e ujit në Tiranë është shëmbëlltyrë tipike e keqqeverisjes. Bashkia ka gati projektin për 24 orë ujë në çdo familje të kryeqytetit që prej vitit 2003”, është shprehur zëdhënësi Florion Serjani.

Sipas tij, qeveria është e paaftë që të plotësojë nevojat e qytetarëve për një prej shërbimeve më elementare siç është uji i pijshëm dhe për këtë arsye shtoi ai, “ka ardhur koha që kjo qeveri të largohet”.

“Qeveria nuk lëshon ujësjellësin ku punëson fanatikët e partisë. është koha që kjo qeveri të largohet dhe politika e vjetër të marrë fund”, akuzoi zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›