Shkup, MASH e llogarit Kosovën ende Serbi
Kjo Ministri edhe më tej nuk mund të ballafaqohet me realitetin e ri në Ballkan, atë se Republika e Kosovës është shtet i pavarur, shtet fqinj i Republikës së Maqedonisë. Ironia shkon aq larg sa që gabimisht publikohet edhe flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës.
Së fundi, kjo ministri botoi libër të lëndës së Shoqërisë për klasën e pestë me gabime të shumta, si në aspektin përmbajtjesor, ashtu edhe në atë teknik. Në kaptinën ku flitet për sipërfaqet e shteteve fqinje, “krahina autonome e Kosovës dhe Serbia" qëndrojnë në hapësirë të përbashkët. Pra, kjo ministri ende Kosovën e llogaritë si pjesë së Serbisë. Ndërkaq, tallet edhe me flamurit e Kosovës. Në fotografin e botuar në libër nuk janë gjashtë yje, por vetëm pesë, edhe atë të renditura në rreth dhe jo në formën e gjysmë harkut.
Ndaj këtyre gabimeve skandaloze, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Lidhjes së Arsimtarëve shqiptar dhe Demokracisë së Re. Gjylymsere Kasapi, sekretare për arsim pranë DR-së theksoi se, në Maqedoni vazhdon diskriminimi i kulturës shqiptare.
“Ajo që bie në sy edhe një herë, vazhdon diskriminimi i kulturës shqiptare, duke mos përmendur asnjë artist, shkrimtar apo piktor shqiptar, edhe pse nga ky libër duhet të mësojnë edhe nxënësit shqiptarë”, deklaroi Kasapi. Ajo ka pyetur publiksihtë Ministrinë e Arsimit, posaçërisht zëvendësministren nga radhët e BDI-së, Lindita Qazimi, se a është në dijeni se çfarë po ndodh në resorin ku ajo ushtron funksionin e saj?
“A e din zonjusha Qazimi në bazë të cilit kriter janë zgjedhur anëtarët e komisioneve dhe recenzentët të cilët kanë miratuar këtë tekst të librit për lëndën e Shoqërisë? Poashtu, pyesim se a ka ndonjë recenzent shqiptar i cili vlerëson korrektësinë e teksteve shkollore?Të gjitha këto pyetje do të mbetet si çdoherë enigmë për qytetarët, për arsimtarët, për prindërit dhe për nxënësit, sikurse edhe për Demokracinë e Re”, deklaroi Kasapi.
Ajo kërkoi nga Lindita Qazimi të japë dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i zëvendësministres së Arsimit. Nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptar në Maqedoni kanë kërkuar tërheqjen e librit nga përdorimi dhe mundësinë për përmirësimin e gabimeve trashanike.(INA/start)