Dëshmojnë që vota blihet, pa ide, pa përmirësim...
Nuk kerkohet permiresim i demokracise, por ndarje e barabarte llokmash dhe kjo nuk na hyn fare ne xhep.
Nje greve do ishte e drejte nese:
A) Do te kerkohej komision votimesh administrativ, ne vend te atij politik...Mund te mendosh forma te ndryshme te ketij komisioni... por sigurisht ky do ishte nje hap perpara.
B) Te kerkohej numerin elektronik, qe do te permiresonte ndjeshem demokracine dhe zbrazte nje pjese te madhe te tensioneve...
Deri me sot komisionet e votimeve kane qene problemi me i madh i zgjedhjeve ne vend, vendi i konfliktit, vendi i krimit, i vrasjes i vjedhjes etj etj.. Ilir Meta dhe Nard Ndoka, nuk jane duke kerkuar drejtesi, por ushtarin e tyre te armatosur qe do te tentoje te vjedhe, por edhe te mbroje me "pushke" ne dore voten e tyre, te cilen pergjithesisht e blejne apo e fitojne ashtu sic mund te fitohet pa ide, pa permiresim...
Une nuk mund te behem me njërën palë, thjesht se këta vendosin të kalojnë në mjete ekstreme që godasin emocionalisht, por që në thelb janë presione. Ujqerit mund te kene te drejte te kene te njejten sasi te mishit, por kjo nuk me ben mua automatikisht t’i jap te drejte ujkut, deri sa ne fakt une jam duke bere tifozllëk per viktimen e tij....
Fakt eshte qe Ilir Meta ishte pjese e dushkut kur dushku u shpik dhe nuk doli ta kundershtonte... Pse duhet te besoj qe kerkesa e Metes apo e Ndokes nuk ka per qellim sot shpikjen e nje forme tjeter hajduterie??? Te dy kane dhene prova qe e bejne kete ne menyre mjaft te mire apo jo?
A do te ishte po keshtu e drejte qe duke u nisur nga kerkesa e Metes te gjitha partite politike shqiptare (qind e kusur) te kerkonin perfaqesi ne komision??? Sigurisht qe po... A do ta permiresonte kjo sistemin... Nuk e besoj...
Çfare rendesie ka per delen nese llokmat mes uqerve ndahen njelloj apo ne menyre te padrejte...?? Le te dalin sot dhe te bejne greve me kerkesa qe do të permiresonin sistemin zgjedhor dhe garantonin demokraci me te mire dhe do t’u bashkohem pa piken me te vogel te dyshimit..