Leonardi është gati
Dy herë pjesëmarrës në Çmimin për Artin Bashkëkohor, por tek “Ardhja 2008”, ai është fitues. Krijimtaria e Leonard Qylafit me ciklin e fotove që janë ekspozuar mbrëmë në galerinë “Zeta”, i kanë dëshmuar jurisë ndërkombëtare se ai është gati, se maturia e tij është në atë stad që t’i vlejë ky çmim i Institutit të Artit bashkëkohor në Tiranë, një rezidencë 6 javore në Nju Jork për artistë të ofruar nga Fondacioni për Shoqëri Civile.
Juria e përbërë ngaCelia Prado, kuratore e Bienales së 5-të të Goteborgut, Roberto Pinto, kurator i pavarur, Milano, dhe Gëzim Qëndro, kritik arti, Tiranë, dje në mbrëmje në Galerisë së Akademisë së Arteve të Bukura, vlerësuan fotot e e Qylafit, sepse ato janë në gjendje të “ndërtojnë paraqitjen e strukturave të vendeve që përshkruhen me një numër të kufizuar elementesh. Të pasura, por të thjeshta ato janë ndjellëse dhe me ndikim të madh”.
Gëzim Qëndro sqaron se kriteri i këtij viti ka qenë i tillë që fitues të zgjidhej jo vepra më e mirë por ai artist që tregon një rritje në krjimtarinë e tij. Këta artistë të rinj nuk janë parë në një moment të veçantë por në ecurinë e tyre. Por mbi të gjitha Qëndro veçon mudësitë që krijon një çmim i tillë, një kontribut që në anën tjetër nxjerr zbuluar një shtet mungues tek një i tërë të rinjsh që kanë nevojë për hapësirë dhe ministria.... edhe e Rinisë nuk bën asgjë.
Prurjet e këtij edicioni me titull “Pas çdo agimi bota nuk është ajo e një dite më parë”, i kuruar sërisht nga Edi Muka dhe Joa Ljungberg, shënuan rritje në krahasim me vitin e kaluar. Mediumi i fotografisë ishte më i përfshirë.
Në finalen e mbrëmshme ishin kualifikuar Enkelejd Zonja, Bevis Fusha, Elsa Martini, Genti Gjikopulli, Leonard Qylafi, Era Tula dhe Heldi Pema.