E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grevat e urisë, veç Arbnorit, janë kthyer në të kundërtën

Grevat e urise ne Shqiperi jane te diskretituara (hiq ate te Pjeter Arbnorit). Jane kthyer ne te kunderten e demokracise, mjet intolerance per presion e imponimi politik.

Nisur qe nga greva e pare qe u be per heqjen e emrit te Enver Hoxhes nga universiteti, menjehere sa ndodhen ndryshimet e dhjetorit e studentet rierdhen ne Tirane. Pa i dhene kohe vendit te pertypte ndryshimin, e behej gjati e cdo gje behej me regull ne nje proces demokratik politik e qytetar, u futen ne nje greve qe ishte PURO PRESION POLITIK PER PUSHTET NGA OPOZITARET E RINJ, pa pyetur se po vente vendi ne anarki e prishje.

ERA E PUSHTETIT I DEHU. Se emri i Enverit do t’i hiqej e dihej me rruge demokratike, nga parlamenti i ri e sipas ligjeve e regullave, e s’kishte asnje dyshim per kete.

Te greva e 97 e studenteve ne Vlore ku e majta i ktheu reston PD-se, e madje njerez u masakruan ne sallen e greves ne menyre barbare.

Beteja politike eshte e gjere, e ka shume mundesi pa vajtur ne ekstrem e pa perdorur greve urie per cdo gje.

Shume nga keto parti e individe kane humbur politikisht nga zgjedhjet qe kane bere ne te kaluaren e duhet te pranojne humbjen, e te gjejne motive e menyra te rine ne politike, e mos vene te ekstremi, te greva e urise si menyra e vetme e gjetur ne Shqiperi per te keto raste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›