E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ta gjejnë per here te pare ne poziten e të uriturve shqiptarë

Si nje nga pjesemarresit e ketyre grevave te urise (Gjirokaster ’97) e kam humbur besimin te kembengulja e anëtareve per te mos ngrene. Nuk ka asnje hall tjeter ne bote (dhe kete nuk e theksoj dot me teper) sesa kur te gerryejne zorret e stomakut.

Duhet qe çdo problem qe te ka detyruar ty t’i futesh greves te urrise te jete shume shume here me i rendesishem apo jetik per ty sesa vetja jote. Eshte akt shume vetmohues, e ate veti nuk e kane shume veta.Sidoqofte une me gjithe zemer shpresoj qe keta politikane t’i qendrojne besnike greves te urise, e ta gjejne veten per here te pare ne poziten e asaj pjese te madhe te popullsise Shqiptare qe sot po vuan perbuken e gojes.

Mbase ashtu u vijne mendtë ne koke e ndergjegjesojnekoleget per te luftuar per gjera qe vertet kane rendesi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›