Dështimet e Adelinës!

Këngëtarja Adelina Ismajli vazhdimisht është etiketuar si njëra prej këngëtarëve që ka dështuar më së shumti këtë vit.
Në fillim të vitit 2009 ajo kishte paralajmëruar rikthimin e saj me një album, i cili sipas produksioneve kosovare, nuk ishte shitur aq shumë.
Megjithatë, nëse në Kosovë këngëtarja ka humbur famën e saj, kështu nuk ka ndodhur jashtë vendit. Adelina vazhdon të mbetet këngëtarja me e pagur kosovare në diasporë, ndërkaq në Shqipëri është këngëtarja më e kërkuar.