Herë “on” herë “off”!

Njëra prej këngëtarëve që më se shumti është rënë sivjet në sy ka qenë Altuna Sejdiu – Tuna.
Jo për këngët e saj, por më shumë për ndarjet nga i dashuri i saj Rilind Reka. Së paku katër herë këngëtarja është ndarë nga i dashuri, ndërkaq shumicën e herëve është thënë se mediet kanë shkruar pa i vërtetuar burimet.
Thashethemet për ndarjen e Tunës nga Rilindi kanë qenë në fokus edhe në fund të këtij viti, por ja që zënka e tyre nuk kishte shkuar shumë dhe çifti ishin pajtuar!