E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështimi Maicon

Tifozët e Manchester Cityt e kanë pritur krejt ndryshe fillimin e eksperiencës së mbrojtësit brazilian Maicon në fanellën e Citizens.

Por, në fakt ka dalë krejt ndryshe. Përfaqësuesi brazilian konsiderohet një dështim në Etihad Stadium.

Pasi arriti nga Interi gjatë verës, me insistimin e menaxherit Roberto Mancini, braziliani nuk e ka shpaguar besimin e trajnerit italian.

Ai ka zhvilluar vetëm dy ndeshje deri tash, të parën më 15 shtator në Premierligë ndaj Stoke Cityt, kurse të dytën në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit.

Maicon ishte lënduar më 19 shtator dhe nga ajo kohë nuk ka parë më ‘hair’ dhe duket i harxhuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›