Isco inspirohet nga Xavi e Iniesta

Talenti i Malagas, Isco thotë se inspirohet nga dy yjet e futbollit spanjoll, Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta.
Numri 10 i klubit të sheikëve po i mahnit të gjithë me paraqitjet e tij këtë edicion në La Liga, por edhe në Ligën e Kampionëve.
“Inspirohem nga Xavi e Iniesta, por mund të shënoj më shumë gola dhe të jem më konstant”, deklaroi Isco për mediat spanjolle. Për talentin e Malagas kanë shfaqur interesim shumë klube të njohura evropiane.
Klauzola e shkëputjes së kontratës së tij vlen 21 milionë euro. Në rast se vazhdon me paraqitje të njëjta, Isco mund të largohet gjatë verës së vitit të ardhshëm.