Dështimi i radhës për Arsene Wenger

Arsene Wenger nuk ka arritur të transferoi as Luis Gustavon. Mesfushori i Bayern Munchen e ka zgjedhur skuadrën e Wolfsburg para skuadrës londineze.
Mesfushori brazilian është zyrtarizuar te Wolfsburg duke u quajtur në mediat gjermane si "viktima" e parë e Pep Guardiolës.
Ky transferim i ka zhgënjyer tifozët e Arsenalit pas disa dështimeve me radhë për të kaluarnë Arsenal. Lojtarë si Higuain, Jovetic, Rooney, Suarez, Fellaini e Gustavo vazhdimisht janë lidhur me një kalim te Arsenali./Indeksonline/