E Diel, 1 Nëntor 2026

Luftëtari në krizë totale, Mposhtet përsëri nga Albpetroli

Luftetari-Luftëtari Albpetroli 0-2

Luftëtari: Thano, Devolli, Sinani, Brahimi, Zholi, Çunaj, Braho, Duka, Mone, Nora, Arbri Trajner: A.Bellai U aktivizuan: Këndella, Magani, Hoxha, Gaba, Shurdhi, Mersini Trajner: A.Bellai

Albpetroli: Kaloshi, Mbyeti, Kapo, Derka, Hysenshahaj, Kule, Hydresha, Arapi, Hatia, Brataj, K.Arapi Trajner: A.Bedini U aktivizuan: Shakollari, Xhoi, Jovani, Taullai, Dede, Aliaj, Duraj, Shiqeca, Zharkalliu, Çobo

Gjyqtarë: G.Nora, E.Nelaj, G.Bimi (Gjirokastër)

Kartonë të verdhë: Çunaj, Hoxha/Taullai

Shënues: K.Arapi 53(p), Shiqeca 74

Teksa kanë ngelur dhe dy javë nga starti i kampionatit të Kategorisë së Parë, Luftëtari, teksa ka luajtur të mërkurën miqësoren e katërt, duket se është në krizë totale. Është mundur 0-2 nga Albpetroli, ndonëse gjirokastritët e kanë dominuar ndeshjen. Mundësinë e parë për të shënuar e ka pasur Klodian Arbëri, i cili i vetëm përballë Kaloshit, nuk arrin të shënoj.

Norën e ka ndalur shtylla, kurse Brahimin, portieri Kaloshi. Në pjesën e dytë, Albpetroli fiton një penallti, të cilën në të 53 e ka shndërruar në gol K.Arapi. Gjirokastritët zgjohen, por vjen dhe goditja e dytë e miqve, këtë herë me Shiqecan në të 74 dhe 2-0, që do të ishte dhe rezultati përfundimtar i miqësores.

Dhe kjo krizë totale e gjirokastritëve duket se do të sjellë dhe një furtunë largimesh. Dhe situata është e atillë sa Bellai nuk ka folur për mediat, kurse Bedini ka qenë i kënaqur me suksesin, pasi sapo e ka ndërtuar ekipin e tij të ri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›